U mbajt këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës seanca për verifikimin e urdhërit të mbrojtjes për Princ Lekën dhe Elia Zaharian.
Gjykata ka dhën urdhër-mbrojtje për 1 vit për Gjergj Zaharian, ndërsa për Princ Lekën dhe Elian ka kërkuar prova. Seanca u shty për në 27 Mars.
Seanca e mbajtur këtë të enjte vjen pas denoncimeve nga të dyja palët për dhunë fizike dhe kërkesave të bëra nga të dyja palët për urdhëra-mbrotjeje, të cilët gjykata ua dha dhe vendosi që të mos i afrohen njëri-tjetrit më shumë se 5 metra.
Në media u publikua edhe një video e pretenduar e dhunës, ku dëgjoheshin të bërtitura dhe fyerje.
Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë, pasi kanë nisur procesin e divorcit.