Politikë

Gjykohen bashkë/ Apeluan masat e sigurisë, hidhet shorti: Ja gjyqtarja që shqyrton ankimimin e Metës dhe Kryemadhit

Vendoset gjyqtarja që do shqyrtojë ankimimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Pas hedhjes së shortit do të jetë gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit Igerta Hysi e cila do të marrë në shqyrtim kërkesat e ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

“…kjo gjykatë regjistroi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi”, njofton GJKKO.