Gjysma e parë e sezonit 2025/2026 ka për funduar. Fituesit dhe humbësit e parë në Bundesligë tashmë janë dalluar dhe disa trende po bëhen gjithnjë e më të qarta.
Koha për të parë përpara: A do të ketë ndryshime të mëdha personeli te Bajerni dhe Dortmundi? Kush do të bjer nga kategoria? Ja tre tezat e parashikuara nga gazetarë të ndryshëm:
TEZA 1- Niko Kovaç nuk do të mbijetoj gjysmën e dytë të sezonit
MATS-JANIK ROTH- Po, sepse ai e ka përmirësuar BVB-në në të gjitha aspektet! Dortmundi është pesë vende më lart në tabelë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Që nga marsi, skuadra ka humbur vetëm një nga 22 ndeshjet e fundit në Bundesligë, dhe ndryshe nga dhjetori 2024, Verdhezinjtë e kanë ende në dorën e tyre kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
EMANUEL SHNAJDER- E vetmja mundësi për një trofe, kupa, tashmë ka humbur, dhe po qarkullojnë gjithnjë e më shumë thashetheme për pakënaqësi në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, BVB është në një pozicion shumë të mirë për të marrë një vendim të nxituar.
TEZA 2: Gladbah? Verder? Këln? Një ekip tradicional do të bjer nga kategoria
Mats-Janik Roth: Situata te Hamburger është shumë mashtruese! Edhe pse kanë katër fitore, ata po arrijnë kufijtë e tyre në shumë ndeshje dhe nuk po arrijnë të përmirësohen. Klubi është ende mbi zonën e rënies, por kjo mund të ndryshoj shpejt. Emanuel Shanjder: Qëndroj pas parashikimit tim para sezonit: Situata do të jetë veçanërisht e vështirë për Hajdenhajmin dhe gjithashtu për St. Paulin. HSV dhe Këln do ta sigurojnë mbijetesën relativisht qetë.
TEZA 3- Niko Shloterbek zëvendëson Dajot Upamekanon te Bajerni
MATS-JANIK ROTH- Jo, të paktën jo në verën e vitit 2026. Upamekano do ta zgjas kontratën me Bajernin, duke u përkushtuar ndaj klubit nga Mynihu, ku është shndërruar në një mbrojtës të nivelit botëror. Megjithatë, zgjatja e kontratës së tij-s nuk garanton aspak që Shloterbek do të qëndroj në Dortmund.
EMANUEL SHNAJDER- Ndoshta tema më emocionuese e merkatos së dimrit. Të dyja skuadrat në fakt duan të vazhdojnë me lojtarët e tyre. Pra, gjithçka varet nëse Upamekano ai shkon te Real Madridi ose PSG. Parashikimi im është se në fund do të ketë shumë negociata për detaje dhe klauzola lirimi. Të dy do të qëndrojnë.