Mbrojtësi i Partizanit, Sembene, shmangu humbjen e të kuqve në minutat e fundit në derbin ndaj Tiranës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, i zgjedhur si lojtari më i mirë i sfidës, ai u shpreh:
“Ndihem shumë i kënaqur që shënoj. Jam shumë krenar dhe goli është për presidentin Gaz Demi dhe për drejtorin Olsi Rama. Gjithashtu edhe për trajnerin dhe skuadrën.
Kam shumë koefindencë në këtë sezon. I di cilësitë e mija. Punoj shumë me trajner personal, Roland Peqinin, i cili më jep shumë vetëbesim, për ta përmirësuar veten time.
Secili mund të luajë, ka vend për të gjithë. Unë mësoj nga mbrojtësit e tjerë. Janjeva është si Aleksandër Arnold, ndërsa Preka si Van Dajk”, u shpreh Sembene.