Një rast dhune u regjistruar rreth një muaj më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku dy mjekë kirurgë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
Në pamjet e publikuara nga Nacionale, dy mjekët e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, shihen se kanë goditu njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma në 26 janarin e këtij viti.
Ndërsa më pas është dashur ndërhyrja e një personi tjetër nga personeli mjekësor, për të ndarë dy kirurgët.
Po ashtu mediat kosovare bëjnë me dije se shkak për sherrin mes dy mjekëve, ishte për rastin e një pacienti.
Ndërsa i fortë ishte edhe reagimi i drejtuesve të QSUK, të cilët i pezulluan për 6 muaj nga puna dy kirurgët. Drejtori i kësaj klinike, Sejdi Statovci i denoncoi në polici dy mjekët, e cila i mori në hetim dy mjekët.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Sulm. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë në 26 janar.