Bota

Habemus Papam/ Zbardhet identiteti i Papës së ri të Vatikanit

Kardinali amerikan, Leone XIV, Robert Francis Prevost, do të jetë Papa i ri i Vatikanit, i cili u zgjodh pas ndarjes nga jeta të Papa Franceskut.

Sipas burimeve për media, Leone XIV do të drejtojë papatin, i zgjedhur me shumicë votash.

Tashmë pritet që Papa Leone XIV të dalë dhe mbajë fjalën e tij nga ballkoni i famshëm i sheshit të Vatikanit.

Qindra besimtarë janë mbledhur në sheshin e “Shën Pjetrit” duke festuar zgjedhjen e Papës, udhëheqësit të kishës katolike.

Kujtojmë se për zgjedhjen e Papës, kërkohen të paktën 2/3 e votave. Në rastin konkret janë nevojitur 89 vota për të zgjedhur Papën, pasi numri i kardinalëve zgjedhës është 133.