Aktualitet

Hapet Tuneli i Murrizit, Rama pritet me daulle dhe këngë nga qytetarët

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurim së bashku me ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët u pritën me daulle, këngë e valle nga qytetarët vendas.

Të rinjtë kishin veshur kostume popullore tradicionale të zonës për të festuar hapen e tunelit dhe në të njëjtën ditë edhe Ditën e Verës.

“I gjithi i blinduar me hekur, ndryshe nuk do të qëndronte, si një unazë hekuri. Edhe pjesët e tjera të Rrugës së Arbrit janë të përfunduara.”, tha ministrja Belinda Balluku.