Nesër hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqpërisë. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani do të mësojnë fatin e tyre, prej orës 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.
Federata Shqiptare e Futbollit e konfirmoi sot datën, pikërisht për ditën e martë. Vllaznia shkon në këtë fazë, pasi eliminoi Bylisin. Elbasani ndërkohë ia doli përballë Partizanit, Egnatia largoi Teutën dhe Dinamo triumfoi ndaj Tiranës.
Ndeshjet do të jenë me sistem vajtje-ardhje, njësoj si çerekfinalet. Mbetet për t’u zyrtarizuar data e këtyre takimeve.
Pasi katër gjysmëfinalistët u njohën, ra në sy se janë ekipet e zonës “Final Four”. Kupa, deri tani, po bën për të tretin edicion radhazi që formula “Final Four” e kampionatit të jetë si dështim.