Sport

Humbja e penalltisë nga Havertz nuk “kapërdihet”, “lumë” kërcënimesh ndaj gruas së futbollistit

Penalltia e humbur nga Kai Havertz fazën e 3-të të Kupës së Anglisë ndaj Manchester United, po shkakton shumë zhurmë. Kjo penallti solli edhe eliminimin e “Topçinjve” në këtë turne.

Por diçka e tillë nuk po “kapërdihet” lehtë nga tifozët e skuadrës angleze, të cilët kanë vërshuar në kritika dhe kërcënime për gruan e Havertz, Sophia Havertz. Kjo e fundit ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa shpehet mjaft e tronditur dhe kërkon më shumë respekt për të dhe partnerin e saj. Madje kërcënohej edhe me fëmine e saj, duke qenë së ajo është aktualisht shtatzënë.

“Nuk jam e sigurt se çfarë duhet të them, por ju lutem, djem, tregoni më shumë respekt. Ne jemi më mirë se kaq. Jam e shokuar. Shpresoj që të turpëroheni vërtet për veten tuaj”, ka shkruar partnerja e Havertz.