Real Madrid ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Xabi Alonso një ditë pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.
Sipas komunikatës së klubit madrilen, bëhet fjalë për një vendim “me marrëveshje të ndërsjelltë”.
Komunikata zyrtare e Real Madrid:
“Real Madrid C. F. njofton se, me marrëveshje të ndërsjellë mes klubit dhe Xabi Alonsos, është vendosur t’i jepet fund etapës së tij si trajner i ekipit të parë.
Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e gjithë madridizmit, sepse është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar në çdo moment vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.
Klubi ynë falënderon Xabi Alonson dhe të gjithë stafin e tij teknik për punën dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj kohe, dhe u uron shumë fat në këtë etapë të re të jetës së tyre”.
Alvaro Arbeloa, ish mbrojtësi i njohur madrilen, do të marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës.
Pas 19 javësh kampionat, Real Madrid rënditet i dyti në La Liga, 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese dhe 4 pikë më shumë se Villareali i vendit të tretë.