Alfred Muharremi, këshilltari bashkiak socialist ishte një nga katër anëtarët që nuk votoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra. Në mbledhjen e famshme nuk morën pjesë Gazment Paja dhe Joleza Koka, ndërsa Aldo Merkoçi së bashku me Alfred Muharremin braktisën mbledhjen në momentin e votimit. Ky i fundit, në një intervistë për A2CNN ka deklaruar se Erion Veliajt do t’i shpjegohet tradhtia e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
Këshilli Bashkiak i Tiranës u detyrua nga Edi Rama në Asamblenë e PS që të merrnin hapat për të shkarkuar Veliajn, por jo të gjithë votuan pro. Alfred Muharremi theksoi se Erion Veliajt i ka mbetur qejfi ndërsa theksoi se ka qenë një nga vendimet më të vështira.
“Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje dhe duke komunikuar ndoshta edhe ajo normalisht hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodhur.
Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Sapo u tha që ne kemi frikë nga zgjedhjet. Ne në 11 maj dolëm forcë e parë. Dhe Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë. Veliaj u prangos në shkurt. Dhe në 11 maj, Tirana votoi PS.”-tha Muharremi.