Sport

I dha fitoren e radhës skuadrës me gol në shtesë, Muçi: E ndjeja që do të më shfaqej një mundësi

Ernest Muçi ka bërë përsëri sot protagonistin në suksesin e Trabzonsporit në fushën e Kocaelispor. Në fakt, fitorja erdhi falë këmbëve të sulmuesit i cili në minutën e parë shtesë të ndeshjes lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin, duke i dhënë suksesin 2-1 ekipit.

“Kjo ishte një nga ndeshjet më të vështira të sezonit. Skuadra jonë e meritoi fitoren, luftuam për çdo top. Unë jam shumë i lumtur, këto ishin 3 pikë shumë të merituara”, tha Muçi pas sfidës.

“Të shënosh një gol është padyshim e këndshme dhe shumë e bukur. Pikë së pari, një nga gjërat që ne duhet të bëjmë është të vrapojmë dhe luftojmë për ekipin. Kur i bën këto gjëra mirë, golat do të vijnë. Gjëja më e rëndësishme është të jesh në gjendje të ndihmosh ekipin.

Unë e ndjeja që një mundësi do të më shfaqej. Dhe kur ndodhi, unë e dija që do të merrja maksimumin nga ajo. Kundërshtarët nuk ishin një skuadër që thjesht rrinte në pritje, edhe ata luajtën për fitore deri në fund. Kur je një futbollist ofensiv, mundohesh të bësh më të mirën kur të shfaqet mundësia dhe kjo është ajo që bëra”, shpjegoi Muçi se si ia kishte dalë të gjente përsëri rrugën e rrjetës në kampionat.