Sport

I dha fitoren në ekstrem Egnatias, Kryeziu ka një mesazh për Tetovën: Të gjithë kemi ardhur për të luajtur këtu…

Altin Kryeziu ka shfrytëzuar shansin e tij sot për të dhënë një paraqitje të mirë si titullar me Egnatian në Kupë ndaj Teutës, duke shënuar golin e fitores 2-1 në shtesën e takimit.

“Goli? Besoj se siç luajmë, të gjithë luajmë për ekipin ndaj më shumë ishte e rëndësishme për ekipin. Sepse e dimë që ndeshja e parë ka shumë rëndësi, por është edhe ndeshja e dytë ndaj kemi vënë diçka përpara për Kupën.

Besoj se unë, siç thotë trajneri, duhet të kryej detyrat e mia. Nëse kryej detyrat e mia, nëse është trajneri i kënaqur, jam edhe unë i kënaqur.

Besoj se rotacioni është i vazhdueshëm për profesor Tetovën se në fund të fundit, në fazën e fundit duhet të jemi 20 lojtarë të gatshëm edhe për “Final 4”. Besoj se të gjithë kemi ardhur për të luajtur, varet nga ndeshja, taktika e trajnerit. Për secilën ndeshje që luajmë duhet të marrim maksimumin ndaj në fund të fundit jemi të kënaqur.

Trajneri ka kërkuar që të luajmë shumë topin, me sa më shumë pasime. Mendoj që në pjesën e parë kemi bërë deri diku mirë, në të dytën më shumë vështirësi. Por me hyrjen e Aleksit u stabilizua loja se e dimë çfarë mesfushori është Aleksi. U stabilizua loja, sollëm për një gol më shumë dhe kjo ishte.

Aleksi apo Fernando? Të dy kanë shumë eksperiencë, nuk ka të bëjë me kë luaj, unë do të bëj maksimumin. Nëse japim secili maksimumin për veten, është më e mirë edhe për ekipin”, tha Kryeziu për RTSH pas ndeshjes.