Sot përballen Manchester City dhe PSG. Pep Guardiola ka folur para kësaj supersfide dhe ka komplimentuar teknikun spanjoll të parizienëve.
Dy legjendat e Barcelonës përballen si trajnerë kësaj here në një takim që premton lojë dhe spektakël në arenën europiane. City frymëzohet nga fitorja fantastike kundër Ipswich, ku aktivizohet portieri shqiptar Muric dhe euforia dallohet në fjalët e Pep pas fiotres 6-0 ndaj “dardanit”.
“Do të doja që PSG të bënte një ndeshje të dobët. Dashuroj gjithçka rreth Luis Enrique. Marrëdhënia jonë është e veçantë pavarësisht se sot përballemi me njëri-tjetrin dhe dëshiroj që të dështojë.
Parisi mbetet një prej ekipeve më të mira. Luis ka qenë gjithnjë më i miri në punën e tij”, u shpreh Guardiola.