Ka ndërrruar jetë Anila Ndoka (Prendushi), nëna e 3 fëmijëve që u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj.
Ky i fundit (34 vjeç) vrau veten me armë zjarri, ndërsa 44 vjeçarja ka qenë në spital prej ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, paraditen e 18 shkurtit 2025.
Ishin zënkat e njëpasnjëshme të çiftit, që përshkallëzuan në krimin e rëndë.
44-vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç.
Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri i saj, i cili më pas vrau veten. Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën