Politikë

“I mbështesim fermerët në çdo hap”/ Deputetja e PS: Sot e kalova ditën me gjelat e detit, çdo fundvit bëhen pjesë e tryezave të familjeve tona

Deputetja e PS Kiduina Zaka përmes një komunikimi publik ka njoftuar qytetarë për fermën e Lulëzimit, në Lushnje që rrit gjelat e Detit.

Postimi i Zakes:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj fermën e gjelave të detit të Lulezimit. Një emocion i veçantë të rrethohesha nga këto shpendë që i shkojnë aq shumë për shtat traditës lushnjare dhe që çdo fundvit bëhen pjesë e tryezave të familjeve tona si gjela dhe pula deti të cilësisë së parë.

Jam e lumtur të shoh se puna dhe përkushtimi i fermerëve tanë mbështetet çdo ditë nga programet e qeverisë, si Skema Kombëtare e Bujqësisë, grantet për zgjerimin e fermave, subvencionet për krerë dhe kreditë me interes të ulët që u japin mundësi të rriten dhe modernizohen.

Fermerët janë zemra e ekonomisë së Lushnjës dhe unë jam këtu për t’i mbështetur në çdo hap.