Kanë dalë detaje të reja nga atentati në zonën e Lundrës ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre dhe dy të mitur. Gazetarja Aida Topalli ka zbuluar në Quo Vadis në Vizion Plus, se është bërë atentat ndaj makinës së “Pelicani Security”, ku brenda mjetit G Class ndodheshin dy djemtë e pronarit të kompanisë.
Sipas saj ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me grabitje apo me sulm të përqendruar ndaj familjes së pronarit të kompanisë së sigurisë.
“Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lundrës. Atentanti është bërë ndaj një makine të Pelicani Security. Nuk e dimë nëse kemi të bëjmë me grabitje apo me sulm, pasi të plagosur janë dy djemtë e pronarit të Pelicani Security. Gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabël, 11-vjeçari është në gjendje të rëndë”, tha Topalli.
Ndërkohë gazetari i vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar se atentati ka ndodhur pranë një tregu agroushqimor në zonën e Lundrës. Makina G Class me të cilin udhëtonin dy djemtë e pronarit të kompanisë security dhe dy perosnat e tjerë ka udhëtuar drejt Lundrës për t’i shpëtuar atentatit.
Pasi kanë mbërritur në Lundër ata janë dërguar me një makinë tjetër drejt spitalit.
“Atentati ka ndodhur afër tregut Agroushqimor në Lundër. Më pas makina G Class që drejtohej nga 34 vjeçari ka ardhur dy km më larg, po në lundër për t’i shpëtuar atentatit. Në këtë pikë dyshohet se pasi mbeten të plagosur janë dërguar me një makinë tjetër në spitalin e Traumës”, bën me dije Barkaj.