Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur përmbylljen me sukses të një operacioni antikanabis, që rezultoi me kapjen në flagrancë të autorit dhe asgjësimin e ngastrave të mbjella me bimë narkotike. Balla deklaron se operacionet për goditjen e grupeve kriminale do të shtrihen në të gjithë vendin.
“Ndërsa vijon mega-operacioni kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe goditja e grupeve kriminale në gjithë territorin e vendit, Policia e Shtetit, sapo kanë përmbyllur një goditje të suksesshme në Vaun e Dejës, duke arrestuar në flagrancë keqbërësit!”, shkruan Balla.
Gjatë operacionit policor të koduar “Corn” u asgjësuan 2100 bimë narkotike kanabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë. Një 28-vjeçar u arrestua në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër.