Kronikë

‘Ik mor babë nga Shqipëria se të morën tokën’, banori mes lotësh në protestën kundër resortit të Ulajt: Do vdes aty!

Një moment prekës gjatë protestës para SPAK të banorëve të fshatir Rrjoll në Velipojë, të cilët kundërshtojnë nisjen e punimeve për një resort nga Bashkim Ulaj, për të cilin thotë se u ka grabitur pronat.

Një prej protestuesve mes lotësh tha se nuk ka më turp se sot t’i thotë djalit ik nga Shqipëria se të morën tokën.

Nuk ka më trup se me i thënë djalit, ik mor babë prej Shqipërie. Ik se të morën tokën. Unë do vdes aty, ju betohem. Me i thënë djalit që kam 23 vjeç, është krim. Na kanë stresuar, kemi 3 ditë që flemë nëpër ferra. Nuk kemi lidhje me politikën, kemi hallin e pronës dhe fëmijëve tonë. Duhet me i thënë djalit, ik mor babë se të vranë”, tha banori mes lotësh.

Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni, Bashkim Ulaj, me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga “Gener 2”  “Aba Blue Borgo”, sh.p.k.

Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.

Po ashtu, kompania Gener 2 ka marrë me koncesion dhe segmentin Thumanë-Milot, aks me pagesë dhe tarifën e vjel kompania e Ulajt.