Politikë

Ilir Meta u la në burg, avokati Gjokutaj për tensionet në seancë: Ish-presidenti nuk e humbi qetësinë, por argumenti thuhet me zë të lartë

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se vendimi për të lënë në qeli presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte i pritur.

“Ne bëmë mbrojtjen tonë. Ishte vendim që e prisnin, vendim politik i marrë jashtë kësaj gjykate. Do të ndjekim rrugën e ankimit”, tha ai.

Në lidhje me tensionet në seanca ai tha se Meta në asnjë moment nuk e ka humbur qetësinë.

“Nuk e humbi qetësinë. Argumenti thuhet me zë të lartë. Është në të drejtën e tij”, tha Gjokutaj.