Ilir Vrenozi, ish-banori i Big Brother Vip 5, i ftuar në “Fan Club” ka treguar mbështetjen që ka marrë nga tre politikanë pasi la garën në mes.
Ai tha se menjëherë pas daljes nga Big Brother, e kanë telefonuar demokratët Ervin Salijani, Bujar Leskaj dhe Myslim Murrizi.
Vrenozi tregoi po ashtu se ka folur edhe me kreun e PD, Sali Berishën.
“Me Berishën kam folur po me Ramën skam lidhje. Ervin Salijani më ka telefonuar, Bujar Leskaj dhe Myslim Murrizi, këta politikanë më kanë telefonuar. Më komplimentuan “Bravo, bravo”.