Sport

Italianët janë të bindur, Interi ka piketuar për të ardhmen portierin më të diskutuar në botë

Italianët janë të bindur, Interi ka piketuar për të ardhmen portierin më të diskutuar në botë

Interi hedh sytë nga Anglia për të zgjidhur problemet e portës, ku Jan Zomer shihet shpesh si një futbollist i cili nuk jep garanci dhe në fund të sezonit pritet t’u japë lamtumirën zikaltërve.

Sipas “Sky Sport”, një emër që tërheq shumë zikaltrit, është Damian Emiliano Martinez Romero, i njohur nga të gjithë si Dibu, personazhi karizmatik i përfaqësueses së Argjentinës. Portieri i cili ka shpërthyer në vitet e fundit me fanellën e Aston Vilës, është bërë protagonist me pritjet, por edhe sjelljen e tij të pazakontë.

Megjithatë, duket se kjo nuk e shqetëson Interin, i cili mendon se mund të kontrollojë lojtarin që është shpeshherë objekt polemikash dhe shumë provokues ndaj kundërshtarëve. Ndaj Auzilio po tenton afrimin e tij, duke hedhur që tani piketat, për ta finalizuar gjithçka në verë.