Sport

Interi “qanë e qesh”, Simone Inzaghi me mendjen te Superkupa

Viti i Ri për Interin nis menjë ndeshje shumë të rëndësishme. Zikaltërtit do të luajnë ditën e nesërme me Atalantën.

Lajm i mirë për Simone Inzaghin është rikthimi i Mateo Darmian. Ky i fundit rikuperohet plotësisht nga dëmtim dhe do të jetë i gatshëm për italianin.

Ndërkohë ka edhe lajme të këqija. Në prapavijë do të ketë mungesa të rëndësishme. Pavard dhe Acerbi nuk janë grumbulluar nga Inzaghi. Të dy do të qëndrojnë në Milano për t’u stërvitur veçmas, teksa pjesa tjetër do të udhëtojë në Riad, aty ku do të zhvillohet sfida e Superkupës.