Aktualitet

Ironitë therëse të Ylli Rakipit ndaj Blendi Fevziut për postin e tij në FSHF

Moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, ka ironizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë moderatorin e “Opinion”, Blendi Fevziu, i cili së fundmi është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federata Shqiptare e Futbollit.

Në nisje të programit, Rakipi e pyeti Fevziun për postin e tij të ri dhe për rolin që do të ketë në FSHF. Gjatë bisedës, Fevziu u duk në siklet përballë pyetjeve, ndërsa nuk dha detaje konkrete mbi detyrën që do të mbajë.

Momentet më të sikletshme erdhën kur Ylli Rakipi e pyeti për numrin e votave që kishte marrë në zgjedhje. Vetë Fevziu nuk arriti të japë një përgjigje të saktë, duke shtuar edhe më shumë tonet ironike të situatës.

Edhe pse tentoi ta kalonte me humor dhe ta zhvendoste diskutimin, skena u perceptua si e pakëndshme për moderatorin e “Opinion”. Në fund, Rakipi e mbylli me një koment thumbues, duke lënë të kuptohet se procesi i votimit ishte formal.

Më poshtë linku i emisionit ku mjafton të ndiqni vetëm fillimin…