Sport

Ish-bomberi shkodran “gradohet” në detyrën e re, Vllaznia zgjedh pasardhësin Tefik Osmanit

Drejtori i ri sportiv është një temë e “nxehtë” tek Vllaznia. Me pozicionin që ka ngelur vakant që pas largimit të Tefik Osmanit. Për këtë detyrë emrat më të përfolur kanë qenë ata të Armir Grimes dhe Uliks Kotrrit. Por orët e fundit ngjarjet kanë marrë një rrjedhë tjetër. Kjo pasi në skenë ka dalë emri i Vioresin Sinanit.

Sipas asaj që mëson “Panorama Sport”, zëvendës trajneri kuqeblu është tashmë në “pole position” për të marrë këtë post. Me sa duket tek Vllaznia duan t’i besojnë golashënuesit më të mirë të historisë merkaton. Dhe së bashku në bashkëpunim me Edi Martinin të formojnë skuadrën për sezonin e ri.

Zyrtarizimi i Sinanit në këtë post pritet të vijë në orët e ardhshme. Teksa roli i zëvendës trajnerit do vijojë t’i besohet Ergi Borshit në radhët e 9 herë kampionëve të vendit.

Vioresin sinani