Sport

“Ishte një finale për t’u shijuar”, trajneri i Kukësit i kënaqur vetëm me pjesëmarrjen: Aq ishte maksimumi ynë

Trajneri Emiliano Çela ka folur pas mbarimit të finales. Tekniku i klubit verior ka shprehur mendimin e tij mbi finalen e humbur të Kukëist. Verilindorët humbën 2-0 ndaj Egnatias në fianlen e mbajtur në Tiranë. Hera e dytë radhazi që kuksianët nuk ia dalin në një finale kompeticioni.

“Patjetër jam shumë i kënaqur nga të gjithë. Duhet të rrezikonim më shumë, sidomos në qarkullimin e topit. U thyem në zonënë e ndërtimit, filluam më pas me topa të gjatë. Tjerat janë gjëra që kemi punuar për këtë ndeshje. Patëm dhe ne momentet tona. Duhet të kishim marrë përsipër më shumë.

Ishte një finale për t’u shijuar. Ishte theksi që i vura lojtarëve të mi për të hequr presionin. E dinë të gjithë që kemi një ekip të ri me moshë mesatare 19 – 20 vjeç.

Problem presioni i Egnatias. Duhet të gjenim 2 stacione për të nxjerr Hasën si një nga lojtarët tonë më të mirë ose dhe të tjerë. Patëm gjithsesi 1 apo 2 shanse. Hasa po krijoi. U menduam t’a përdornim si mesfushor anësor e pastaj të vinte si 10-sh e t’a kthenim me fytyrë nga zona. Donim t’i ikte markimit të Aleksit.

Janë rritur shumë që të gjithë. Pjesëmarrja i bëri që t’a dashurojnë më shumë sportin. Këto janë maksimumi që mund të bëjëm më besoni.

Pa e ditur çfarë ka thënë, i rri fjalëve të administratorit”, u shpreh Çela.