Përballja e fundit e këtij viti në Superiore mes Teutës dhe Bylisit ka përfunduar në barazim pa gola. Pas përfundimit të këtij takimi, trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për mediat.
“Ishte rezultati më i drejtë, bëmë një ndeshje të mirë me Egnatian dhe kishim një gjendje të mirë p[sikologjike. Menduam se do ta fitonim këtë ndeshje, por vetëm gjendja psikologjike nuk mjafton.
Nuk kishim arsyetimin e saktë në lojë dhe mendoj se ishte rezultati më i drejtë. Nuk kishim agresivitet tja merrnim topin lojtarëve kundërshtarë. Me Egnatian ishim më të tërhequr dhe arritëm tja merrnim topin atyre. Rrezikuam disa momente në këtë ndeshje” – u shpreh Martini.