Sport

“Ishte turp kush drejtonte Partizanin”, Zguro shpërthen pas shkarkimit të Veselinoviç: Shko nëpër fshatrat ku je mësuar intrigant Serbie

Shkarkimi i trajnerit Aleksandar Veselinoviç nga Partizani, ka lumturuar tej mase mbrojtësin pogradecar, Vangjel Zguro, i cili pak kohë më parë u largua nga “Demat” pas divorcin me teknikun serb.  

Së fundmi Zguro nuk ka nguruar të komentojë në faqen zyrtare të klubit të kuq, në lajmin e bërë publik të shkarkimit të trajnerit.  

“Më mirë vonë se kurrë! Ishte turp kush drejtonte Partizanin, e vërteta herët ose vonë del. Shko nëpër fshatrat ku je mësuar intrigant Serbie”, ishte komenti i Zguros në faqen zyrtare të Partizanit.  

partizani

31-vjeçari aktualisht është pjesë e Pogradecit në Kategorinë e Parë, ku është graduar edhe kapiten.