Sport

Italianët thyejnë rekordin, Inzagi sjell 113 milionë euro

Ku shkoj unë, rriten të ardhurat, shkurtohen shpenzimet dhe humbjet dhe fitohen trofe”. Kështu thoshte Simone Inzagi me krenari kur në fushën e lojës rezultatet nuk po vinin dhe dikush nuk e konsideronte në lartësinë e duhur për ambiciet e Interit. Sot, dy muaj e gjysmë pas asaj fraze, thjesht duhet t’i japim Simones atë që është e Simones.

inzagi

Që kur erdhi në Milano, trajneri ka sjellë në “Appiano” 6 kupa, një titull, 2 Kupa Italie dhe tri Superkupa, por mbi të gjitha ka çuar ekipin 2 herë në gjysmëfinale dhe 1 herë në finalen e Champions-it. Një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm që e fut trajnerin në historinë e klubit. Vetëm Helenio Herrera përpara tij kishte arritur 2 gjysmëfinale në kompeticionin europian.

TË ARDHURAT- Përtej trofeve, Inzagi kishte të drejtë edhe në çështjen e të ardhurave. Mbrëmjet magjike të Champions-it në Milano janë duke sjellë të ardhura. Këtë vit, me kualifikimin mes 4 më të mirave, pavarësisht ecurisë së mëtejshme, Interi ka fituar 113 milionë euro. Një shifër që është rekord për klubin e Interit dhe që ka kaluar atë të finales përpara 2 vitesh.

Në atë kohë, Interi arkëtoi 101 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka ende shanse për ta përmirësuar shifrën me kalimin e mundshëm në finale. Simone është shndërruar në një element të rëndësishëm në kampin zikaltër dhe gjithmonë e më shumë është shndërruar në një trajner që di shumë mirë se si të menaxhojë situatat.