Besa e Kavajës arriti një fitore ndaj Vorës sot me rezultatin 1-0. Arjan Bellai doli në prononcim për mediat në përfundimin e këtij takimi.
“Ne shikojmë për vitin tjetër, nëse shikojmë ekipit tonë nuk merremi me asnjë. Luajtëm me lojtarë të rinj, me Cakën me Ziton. Më i kënaqur më shumë jam me këta dy, jo se nuk jam i kënaqur me lojtarët e tjerë. Ne e kemi arritur objektivin tonë dhe gjithçka.
Edhe këtë javë kishim probleme fizike, Imami, Kasalla dhe Tabaku. Pasi të mbarojmë me Flamurtarin do të fillojmë me punën. Kur arrin një objektiv nuk motivohen thjeshtë futbollistët, mendojnë të bëjnë pushime me familjen, me të dashurën.
Është e vështirë të thonë kështu, e thashë që na intereson ekipi ynë. Kemi edhe një javë sigurisht që duhet ta vlerësojmë, kemi kthimet e lojtarëve që përmenda në sfidën ndaj Flamurtarit. Nuk është me premio, nuk kemi asnjë problem ekonomik me ekipin. Kishim gjithçka që na duhej, prandaj jemi më lart se Besa dhe Flamurtari”, u shpreh Bellai.