Egnatia arriti të mposhtë Laçin me rezultatin minimal 1-0 në javën e 20-të të Superiores. Bakayoko u shpall lojtari i ndeshjes pasi shënoi golin vendimtar dhe foli për mediat.
“Jam shumë i lumtur që ndihmoj ekipin me këto tre pikë dhe është e rëndësishme që ta nisim vitin me fitore. Ndjehem shumë mirë me bashkëlojtarët, vij nga një dëmtim që ishte shumë i rëndë për mua.
Unë jam me kokën këtu gjithmonë pa dëgjuar se çfarë thonë të tjerët. U ndjeva shumë mirë me ekipin, pjesa e parë ka qenë shumë e vështirë. Lojtarët që u futën në pjesën e dytë më kanë ndihmuar shumë”, shprehet Bakayoko.