Në “Ora Sport” Bedri Omuri ish-futbollist u shpreh se lojtarët e kanë të vështirë për të ndenjur në një ekip si Tirana, pasi janë pa eksperiencë.
Omuri: Nuk e di se kush do të vijë të luajë tek Tirana, por e vështirë më duket edhe për të ndenjur në ekip. Tirana nuk ka një bosht. Me 10 persona të luash futboll është e vështirë sidomos kur janë futbollistë pa eksperiencë. Nuk i njoh futbollistët, u ka rënë e rëndë bluza me e vesh.
