Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmëruar se SPAK nuk do të kursehet ndaj pushtetarëve. Sipas tij, edhe pse jemi në periudhë fushate, SPAK do të godasë.
Sipas tij, padyshim fushatat e vështirëson punën, por dosjet janë në radhë dhe nëse piqen kushtet do të ketë arrestime.
“Me aq sa bëj unë deduksime ta harrojë njeri nga politika që SPAK bën amnisti. Jemi në virgjilje të një fushate, por në mënyrë informale ata kanë nisur takimet. Problemi është se një autorizim për të kërkuar arrest nga ata deputetë që ka imunitet kërkon në Parlament 1 muaj procedurë. Të gjithë janë në terren në zonat e tyre. Kjo është dilema që ka kapluar SPAK, a do veprojnë tani apo pas zgjedhjeve. Vetë Dumani na i ka shuar vetë dilemën kur tha se ata nuk selektojnë kohën kur veprojnë. Arrestimi i Velijat tregon se vijojnë lëkundjet teknike. Janë në rresh dosjet, janë në radhë”, tha ai në “Euronews”.