Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe aktualisht kandidat për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Gledis Nano, ka ardhur ndryshe. Si rrallëherë në daljet e tij publike ai është fotografuar krah bashkëshortes së tij.
Ka qenë gazetarja, Ola Bruko ajo e cila ka postuar në rrjetet sociale një foto krah partnerit të saj, Endri Priftit, teksa shihen nën shoqërinë e çiftit Nano. Ata shihen në një atsmoferë të ngrohtë miqësore, ku buzëqeshjet dhe bisedat kanë qenë protagonistët e asaj darke e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit.
“Ishte kenaqesi biseda se bashku deri ne oret e para te mengjesit. Na shijoi shume”, shkruan gazetarja ndër të tjera.

Kjo foto është pritur me shumë komente pozitive, teksa ndjekësit kanë vlerësuar modestinë dhe thjeshtësinë e çiftit. Ndërkohë, Gledis Nano vijon rrugëtimin e tij profesional, teksa pret garën për drejtimin e BKH-së, një prej institucioneve më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit në vend.