Politikë

“Je në konflikt interesi me SPAK”, Blushi sherr me Shabanin: O mashtrues, ku i ke gjetur paratë…

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me SPAK, institucion i krijuar 5 vjet më parë, i cili është vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë. Në ceremoninë e zhvilluar sot ishin zv.Ndihmës Sekretari amerikan për Ballkanin Përdëndimor, Alexander Kasanof, si dhe diplomatë nga vendet e BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Ndërkohë në ceremoni nuk ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, edhe pse ky i fundit në jo pak raste ka marrë meritën për ngritjen e këtij institucioni, duke theksuar se pa vullnetin e socialistëve nuk do të mund të realizohej ngritja e këtij institucioni.

Endri Shabani, kreu i Nisma Thurje, tha se asnjëherë nuk kemi parë më parë që të parakalojnë para SPAK ministra apo ish-ministra socialistë, kur në krye të Qeverisë është Edi Rama.

Por menjëherë ka reaguar Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, i cili e ka pyetur Shabanin “sa ministra ka burgosur Enver Hoxha”.

Shabani duke iu përgjigjur i tha “ti je në konflikt interesi me SPAK, partia juaj”.

“Ti paguhesh me fondet e Sorosit”, u shpreh Blushi, ndërsa Shabani iu përgjigj “keni marrë ju fonde personalisht nga Soros për të shkuar te BBC”.

Në anën tjetër Blushi e konsideroi Shabanin një mashtrues, ndërsa e ka pyetur “ku i ke gjetur paratë që keni blerë shtëpinë”.

“O mashtrues, o mashtrues”, e quajti Blushi, Shabanin, i cili u përgjigj “ti vjen në emision për tu zënë me grushta, nuk bie në nivelin tënd”.