Politikë

“Jemi në fazën e absurditetit”/ Artan Fuga: Cila politikë do të n’a nxjerrë nga politika e sotme?

Problemet jane bere aq te mprehta, dhe nderlikohen aq shume nga lloj lloj gjoja analistesh te paguar fshehurazi ose nga bota ilegale sa me te drejte mund te pyetet :

Cila politike do te n’a nxjerre nga politika e sotme?

Kush do te n’a ruaj nga ata qe duhet te n’a mbrojne?

A i respektojne ligjerata qe bejne ligje?

Si ta besojme analistin qe denoncon politikanin te implikuar me boten e krimit, kur thuhet se ate e paguan bota e korrupsionit?

Si ta dalloj nje bime narkotike per mjekim, nga nje bime narkotike per trafik?

Si qenka bere politika e shtrenjte, kur politika mund te behet krejt falas?

Si n’a bejne pis politiken mbledhesit e plehrave qe duhet te pastrojne qytetin?

Nese cmendet shumica e deputeteve, kush do ta shperbleje Kuvendin qe askush tjeter nuk i thote dot ligjerisht: Mjaft!

Kemi hyre ne fazen e absurditetit.