LifeStyle

“Jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin”, dedikimi i ëmbël i Miriam Canit për Alban Skënderajn

Sot në ditën e të dashuruarve, Miriam Cani, i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortit të saj, Alban Skënderaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Miriami shpreh mirënjohjen e saj për familjen që ka krijuar me këngëtarin, ndërsa falënderon Zotin për të gjitha bekimet që ka në jetë.

“Ti je motivi i jetës sime, forca ime, drita ime. Dhe për këtë, unë i jam mirënjohës Zotit që më ka bekuar me një familje që dikur ishte vetëm një ëndërr, por që sot është realiteti im më i bukur.
Jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin”, ka shkruar Miriami, krahas fotos me Albanin.

Postimi i plotë

Ti ke qënë dhe mbetesh njeriu që, pa kushte e pa lodhje, më ke dhuruar çdo ditë veç dashuri. Nuk ka kaluar asnjë mëngjes pa fjalët e tua të embla, asnjë mbrëmje pa kujtesën e përhershme se sa shumë me do dhe sa krenar je për mua.

Në çastet e mia më të brishta ti ke qenë shtylla ime e palëkundur. Veç ti më njeh deri në thellësi te shpirtit. Sa shumë qeshim e qajmë bashkë. (Unë qaj pak më shumë 😏😅 I knoë)

Çdo ditë më tregon me shëmbullin tënd se ç’do të thotë të jesh njeri. Të duash pa rezerva, të jesh gjithmonë i drejtë dhe i ndershëm, të ndjesh dhembshuri për boten pa humbur fuqinë për të qëndruar i fortë.

Ti je motivi i jetës sime, forca ime, drita ime. Dhe për këtë, une i jam mirënjohes Zotit që më ka bekuar me një familje që dikur ishte vetëm një ëndërr, por që sot është realiteti im më i bukur.
Jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin ❤️