Sport

Jo vetëm Fernando, Egnatia zyrtarizon edhe futbollistin brazilian që ua mori rivalëve në Superiore

Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar sot edhe goditjen e radhës teksa ka afruar mesfushorin ofensiv brazilian Leo Melo.

Lojtari transferohet përfundimisht nga verdheblutë te rrogozhinasit, duke qenë një alternativë më shumë për trajnerin Tetova. Në këtë marrëveshje, klubi i Elbasanit ka mbajtur 20% të kartonit të futbollistit.

“Leo Melo pjesë e kampionëve. Futbollisti brazilian vjen te Egnatia pas eksperiencës në Shqipëri te AF Elbasani. Pas firmosjes së kontratave me Presidentin, ai i është bashkuar ekipit në stërvitje”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga klubi në rrjetet sociale.