Sport

Josa “injoroi” Kupën me Bylisin, Martini lë pushim titullarët te Vllaznia. Mësoni formacionet zyrtare

Vllaznia dhe Bylisi do të masin forcat prej orës 16:30. Të dyja skuadrat luajnë aktin e dytë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, pikërisht në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vllaznia ka avantazhin e fitores 0 me 1 në transfertë. Për këtë ekipi i Martinit është i avantazhuar për kalimin më tej.

Siç tregonte edhe në ndeshjen e parë, vetë Mirel Josa e ka fokusin në kampionat. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Martini ka lënë në stol titullarë si Pohls, Krymi, Kallaku, Bajrami, Mala dhe Gjini.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Jukaj; Pusi, Çelikoviç, Jago, Kuro, Tafili, Dros, Sala, Dodaj, Balaj, Kastrati

Trajner: Edi Martini

Bylis: Ozols; Radu, Kane, Olavio, Përndreca, Adeduro, Kamara, Dimov, Tomas, Marku, Vieira

Trajner: Mirel Josa