LifeStyle

Jozi sherr me Eglin pasi u takua me ish-partnerin! “Nuk ke cipë ti, ça nxore për një krahinë nderi”

Dita e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka nisur me një debat mes Egli dhe Jozit.

Në një moment ky i fundit i përmendi edhe takimin që ajo pati mbrëmë gjatë spektaklit me ish-partnerin e saj, Olsi Bylykun.

Sipas Jozit, Egli i ka hedhur dy kunja aktorit dhe këngëtarit të njohur. Banorja nga ana e saj shprehet se nuk kanë qenë kunja, por gjëra të vërteta.

Pjesë nga debati:

Jozi: Dy kunja ia hodhe

Egli: Nuk janë kunja, janë të vërteta

Jozi: Kunja janë

Egli: Ma ndjen këtu me e thënë se kam dy vite e ca pa e parë

Jozi: Janë kunja

Egli: A e kuptove ti?

Jozi: Po shumë mirë

Egli: Faleminderit, më vjen mirë. Nëse i ke marrë si kunja më vjen mirë, po jam e vetëdijshme për ça nxjerr nga goja.

Jozi: Edhe ditën që erdhi me të respektuar, prapë i hodhe kunja se kështu je ti, nuk ke cipë ti, e ke lënë cipën jashtë

Egli: Respektin e kam patur 10 herë më të madh dhe mund të nxjerr nga goja ça të dua unë. Ti shiko ça nxjerr vetë nga goja se unë mbaj përgjegjësi për të miat

Jozi: Jo shqetësohu ti ça nxore për një krahinë nderi

Egli: Tani vazhdo e merru me ish-partnerin tim, këto 3 ditë atë bëj

Jozi: Nuk merrem me atë, merrem me ofendimet, pisllëqet që ke nxjerrë prej goje ti dhe shembullin më të lodhur që ke dhënë ti në këtë shtëpi.