Sport

Juljan Shehu nuk di të ndalet, mesfushori i Kombëtares realizon sërish me ekipin e tij

Debutimi me Kombëtaren shqiptare në përballjen kundër Andorrës i ka rezultuar në mënyrën më të mirë të mundshme mesfushorit Juljan Shehu.

Mesfushori 26-vjeçar ka tundur rrjetën ditën e sotme në kampionatin polak. Ekipi i tij Widzew Lodz gjeti avantazhin ndaj Lechia Gdansk falë golit të Shehut në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit.

Rikujtojmë që Juljan Shehu arriti të realizojë gol edhe në ndeshjen e fundit në kampionat përballë Piast Gliwice.