Sport

Juventus humbet mesfushorin ndaj Interit, për bardhezinjtë rikthehen forcat në mbrojtje

Ka lajme të mira dhe jo të mira nga infermieria e klubit të Juventusit. Douglas Luiz nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e ardhshme ndaj Interit të dielën në Torino.

Sipas mediave italiane, mesfushori brazilian ka pësuar një tendosje muskulore dhe do të jetë jashtë derbit të Italisë. Jo vetëm kaq, Luiz rrezikon të mungojë dhe të mërkurën në mbrëmje ndaj PSV Eindhoven.

Nga ana tjetër, Andrea Cambiaso është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit. Mbrojtësi italian ishte jashtë katër sfidave të fundit të bardhezinjve, ndërsa ndaj Interit me shumë gjasa do të jetë i gatshëm.