Dëmtimi i Bremer ka bërë që reparti difensiv i Juventusit të “fusë ujë” pothuajse çdo ndeshje. Probleme në mbrojtje u vunë re edhe në barazimin 2-2 përballë Fiorentinës.
Pikërisht kjo situatë ka bërë që “Zonja e Vjetër” të futet në merkaton e janarit. Madje, klubi italan ka “piketuar” edhe mbrojtësin e dëshiruar, i cili pëlqehet nga trajneri Thiago Motta.
David Hancko është i përzgjedhuri i Juventusit. Mbrojtësi sllovak po zhvillon një sezon pozitiv me Feyenoord ne kampionatin holandez, paraqitje që kanë fituar interesin e klubit torinez
Pritet të shihet nëse 27 vjeçari do të jetë zëvendësuesi i Bremer. Vlera e tij në treg është 35 mlionë euro, shifër e përballueshme nga “Zonja”.