Sport

“Ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu”, Tirana ndan rrugët me trajnerin Nuhiju: Ishte konsensuale

“Ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu”, Tirana ndan rrugët me trajnerin Nuhiju: Ishte konsensuale

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardijan Nuhiju.

Bardheblutë kanë saktësuar në lajmërimin e tyre se ndarja mes palëve ishte arritur me konsensus, duke e falënderuar atë për bashkëpunimin dhe përkushtimin gjatë kësaj periudhe.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale.

KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.

Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë.

I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, shkruhej në njoftimin e Tiranës.

fghfghgfhgfhgfh