Aktualitet

“Ka qenë gjithmonë aty…”, Era Saraçi emocionon me mesazhin për Mira Konçin

Në këtë 8 Mars, ditën e gruas, emocionet marrin një tjetër dimension në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Në rubrikën “Ka një Mesazh për Ty”, vjen një histori e mbushur me dashuri, mirënjohje dhe kujtime të paharruara mes nënë e bijë. Ato duken si dy pika uji dhe lidhja mes tyre shkon përtej skenës dhe famës. Era Saraçi sjell një mesazh tepër të veçantë për nënën e saj, këngëtaren e njohur Mira Konçi, duke zbuluar një anë të artistes që publiku rrallëherë e ka parë: Mirën nënë, bashkëshorte, vajzë e shoqe, që gjithmonë ka vënë familjen mbi gjithçka.

Përmes kujtimeve të fëmijërisë dhe rrëfimeve plot emocion, Era tregon për një marrëdhënie të rrallë, ku kufiri mes nënës dhe shoqes shpesh duket se zhduket.

Ardit Gjebrea: Era më trego pak që e vogël për raportin tënd me mamin.

Era Saraçi: Mami ka qenë më shumë se thjesht mami, ka qenë shoqja e ngushtë, akoma është. Ka qenë motra e madhe, motra e vogël. Tani me kalimin e viteve, që edhe unë jam pak më e rritur, rolet jo se kanë ndryshuar, por është pak e vështirë për ne të dyja, që të kuptojmë se ku filloj unë dhe ku mbaron mami, apo ku fillon mami dhe ku mbaroj unë. Ka qenë gjithmonë aty, për mua, për shoqërinë time, për familjarët e vet, për mua, për Drinin, për babin, për të gjithë njerëzit.

Ardit Gjebrea: Ne mamin e njohim si artiste, e dimë të gjithë se kush është Mira Konçi, por në shtëpinë si mami është një dimension që ajo zgjedhur të përkushtuarit në maksimum dhe të ekspozuarit në minimum.

Era Saraçi: Më kujtohet kur kam qenë e vogël, që gjithmonë i thoje, të lutem ulu të shikojmë një film bashkë. Nuk më kujtohet ta shikoj mamin ndonjëherë të ulur. Madje kur konsumonte drekën dhe darkën e hante në këmbë kur vinte nga puna, sepse ishte me këtë idenë, të mbaroj bukë sa më shpejt dhe të filloj tek puna tjetër. Gjatë kohës që jetonim këtu dhe ishim të vegjël, ajo vazhdonte punonte në një institucion në Tiranë dhe gjatë orarit të drekës, mami do ktheheshe të gatuante drekën për ne, secili nga një drekë për secilin nga ne. Nuk ekziston “jo” për mamin dhe akoma nuk ka ekzistuar. Do doja të ishte më e zonja për të thënë “jo”, por mami gjithmonë ka qenë shumë e dedikuar mbas nesh.

/tvklan.al