Në fshatin e thellë Bele në Kukës, procesi zgjedhor ka sjellë një pamje jo të zakontë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, kutitë e votimit janë transportuar drejt qendrës së grumbullimit me ndihmën e një gomari.
Pamjet që qarkullojnë në rrjet tregojnë qartë momentin kur kutitë dorëzohen në mënyrë krejtësisht të pazakontë, por efektive. Ngjarja ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku komentuesit kanë vlerësuar përkushtimin për të garantuar votën, pavarësisht kushteve. Nga ana tjetër partitë po luftojnë për të bërë gjithçka elektronike, por rruga me sa duket është më e vështirë për t’u bërë.