LifeStyle

Kalemi: Ish bashkëshorti e hodhi në rrugë Parashqevinë sepse…

Koreografja e njohur Linda Kalemi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania. E pyetur për rikthimin e Parashqevi Simakut dhe jetën e saj private, Kalemi shprehet populli shqiptar ka ndërhyrë në imazhin e saj.

“Privatësia në këtë rast nuk i është prishur Parashqevisë, çështja është se populli shqiptar i ka publikuar videot e saj, i kanë prekur jetën dhe sigurisht që dhe ajo ndihet keq. Ajo ishte një dramë e madhe por mediat e keqtrajtojnë imazhin e saj”, theksoi Kalemi.

Ajo u ndal në jetën personale të Parashqevisë dhe ndarjen e kësaj të fundit nga bashkëshorti.

“Ai burrë nuk është human përderisa bashkëshorti i saj, njeriu më i afërt, që mund të ishte njeriu më i dashur i asaj, arrin dhe të lërë nënën e një fëmije në rrugë dhe tregohet indiferent, fjalët e tij janë zero”, u shpreh Kalemi.

Ajo ndër të tjera ka dhënë një mesazh drejtuar rasteve si Parashqevia, grave shqipatre të cilat përballen me ndarje të tilla.

“Të gjitha gratë duhet të kenë parasysh pasi e shof te rasti i Parashqevisë, kur do dikë ose dorëzohesh ose tregohesh neglizhent. Duhet të sigurosh jetën tënde ekonomike, të mendosh dhe të mos lësh çdo gjë për hatër të dashurisë. Parashqevia mbas bisedave me kolegë paska lënë mbas dore edhe të drejtën e saj si këngëtare, paska lënë kontributin e saj në Amerikë. Ajo ka bërë gabim si shumë gra të tjera”, tha koreografja Linda Kalemi.