LifeStyle

“Kam humbur një fëmijë nga dhu*a”, Rovena Stefa tregon momentet e dhimbshme në të 20-at e saj

Rovena Stefa ka bërë një rrëfim të ndierë mbi jetën e saj të disa viteve më parë, ku shprehet se ka rënë pre e një marrëdhënie të dhunshme.

Në moshën 21 vjeçare, e dashuruar me një djalë me shikim të parë, Rovena zbuloi se ai e dhunonte. Prej dhunës ajo ka humbur edhe një fëmijë që do t’i mbesë peng gjithë jetën.

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21-vjeçare dhe u njoha me një djalë. Ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditës e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë.

Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit. Atë mëngjes vetëm kur e pashë veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici”, u shpreh këngëtarja.

“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat, pse jo”, rrëfeu Rovena.