Sport

“Kam oferta nga 3 shtete”, i larguari i Partizanit u shpall mes 10 më të mirëve të Pogradecit: Kemi nxjerr Muçin dhe Çekiçin

Vangjel Zguro është një lojtar i lirë pas largimit nga partizani. Në OraNews ai ka folur për të ardhmen dhe për një aktivitet rishtazi në qytetin e tij të Pogradecit. Bashkia e qytetit liqenor ka organizuar shpalljen e 10 sportistëve më të mirë me rastin e fundvitit ku ndërmjet tyre ëshgtë dhe ish-i i ‘Demave’.

Mbrojtësi kampion me Strugën ka lënë hapur variante në të 3 shtetet shqipfolëse, si dhe pse jo një rikthim në qytetin tjetër liqenor si Struga.

“Bashkia me disa sponsorë vlerësuan 10 sportistët më të mirë të Pogradecit. Si për herë të parë ishte një aktivitet i bukur. Unë isha ndër më të mirët e vitit.

Qyteti ynë ka nxjerr shumë futbollistë si Çekiçi, Hoxhallari apo Muçi, lojtarë që luajnë për Kombëtaren. Ka shumë nga Pogradeci që luajnë në Superiore.

Kam oferta nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria. Nuk kam diçka konkrete, do të shohim në janar“, u shpreh Zguro.