Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për akuzat e ngritur ndaj saj se ka shpenzuar mbi 800 mijë euro në rroba të shtrenjta, veshje dhe xhanta.
Në reagimin e saj, Ajola Xoxa thekson se në 10 vite ka shpenzuar rreth 75 mijë euro, duke e quajtur si absurde shifrën që është nxjerrë në publik nga prokuroria e posaçme anti-korrupsion.
“Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025). Unë nuk kam patur KURRE ndonjë çantë Hermes apo Chanel, sikurse është thënë në gjyqin tim publik mediatik. Nuk kam as fustane apo të brendshme me vlera absurde, sikurse ndonjë gazetar/e ka thënë. Madje me këtë rast dua të them se ka qenë një përballje tejet e trishtueshme prej më shumë se nëntë orësh me prokurorin, ku kuptova se me jetën time ishte bërë një çorbë e madhe”, thekson Xoxa.